Moti i keq “gjunjëzon” disa shtete të Amerikës/ Raportohet për 30 tornado, të paktën 80 të vdekur. Guvernatori i Kentakit: Ishte një prej netëve më të vështira në histori!
Moti i keq “gjunjëzon” disa shtete të Amerikës/ Raportohet për 30 tornado, të paktën 80 të vdekur. Guvernatori i Kentakit: Ishte një prej netëve më të vështira në histori!
12 dhjetor 2021
Moti i keq i shoqëruar me stuhi dhe tornado goditi dje disa shtete të Amerikës Qendrore dhe Jugore, duke rrafshuar dhjetëra banesa, ndërkohë që zyrtarët bëjnë me dije se të paktën 80 persona kanë humbur jetën.
Zyrtarët lokalë i frikësohen në orët në vijim thellimit të bilancit të viktimave, që pritet të kalojë mbi 100 të vdekur.
Vetëm në Kentaki, guvernatori i shtetit thotë se më shumë se 70 njerëz raportohet të kenë humbur jetën në atë që e konsideroi si “një prej netëve më të vështira në historinë e Kentakit”.
Tornadot shembën një fabrikë në Kentaki, një magazinë të Amazon në Illinoisin perëndimor dhe një azil të moshuarish në Arkansas, duke lënë dhjetëra viktima.
Më shumë se 30 tornado janë raportuar në të paktën gjashtë shtete, duke përfshirë Missouri, Tenesi dhe Mississippi.
Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se qeveria do të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar zonat qendrore të vendit të shkatërruara nga tornadot. Ai tha se stuhitë ishin ndër më të mëdhatë në historinë e SHBA.
Gazeta Panorama