Moti i keq godet Italinë/ Situatë kritike në veri, humb jetën një zjarrfikës, dy persona të zhdukur

3 TETOR 2020

Moti i keq, me shira të rrëmbyer e erë të fortë, ndërsa situata kritike paraqitet në Piemonte, ku dy persona rezultojnë të zhdukur.

Shira të rrëmbyeshëm kanë përfshirë edhe Veneto e Valle D’Aosta, ndërsa një ndihmës zjarrfikës nga Arnad humbi jetën.

Në Venecia, për herë të parë, janë ngritur digat e Mose Venecia, për t’u përballur me nivelin e lartë të ujit.

Ekipet zjarrfikëse janë në terren, ku shuam banorë janë evakuuar pasi banesat e tyre janë nën ujë.

Autoritete kanë bërë thirrje për kujdes, ndërsa meteorologët paralajmërojnë se moti i keq në vend do të vijojë.

Gazeta Shqip