Moti i keq godet në veri të Italisë

8 Korrik 2021

Italia Veriore është përfshirë nga moti i keq. Pjesa më e madhe e Lombardisë është përfshirë nga reshje shiut si edhe nga  breshëri.

Ndërkohë në Milano zjarrfikësit janë lajmëruar për shkak se në disa zona është raportuar për përmbytje nga qytetarë.

Ndërsa autoritetet bëjnë me dije se lumi Saveso dhe Lambro janë duke u monitoruar më qëllim shmangien e ndonjë rreziku më të lartë.

Në Pavia, Bergamo si edhe në zonën e Varese disa rrugë janë bllokuar për shkak të rënies së pemëve.

Gjithashtu një banesë në Pavia është goditur nga rrufeja, por fatmirësisht nuk është raportuar për të lënduar.

abcnews.al/