Moti i keq godet vendin, disa qytete mbeten pa energji elektrike
Moti i keq godet vendin, disa qytete mbeten pa energji elektrike
12 DHJETOR 2021
Reshjet e dëborës kanë sjellë probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona të Dibrës, Bulqizës dhe Matit.
Mësohet se 11 fidera që furnizojnë këto rrethe, kanë pësuar defekte për shkak të reshjeve të dëborës.
Burime pranë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes në Rajonin e Burrelit bënë me dije se ekipet e të gjitha agjencive janë në terren prej orëve të mëngjesit për të riparuar defektet e shumta që kanë ndodhur, sidomos në zonat e thella të Qarkut Dibër.
“Kemi riparuar 6 nga 11 fiderat që kishin defekte, thanë zyrtarë të OSSH Burrel. Me kritike paraqitet gjendja në Sllovë, Zallë Dardhë, Arras e Gollobordë. 5 fidera nuk janë rikthyer ende në punë. Ekipet po punojnë kudo për të mundësuar rikthimin e energjisë, por dëmet e shkaktuara janë të mëdha”, shtuan drejtuesit e OSSH-së.
Gazeta Sot