Moti i keq në Spanjë sjell përmbytje dramatike në Saragoza, rrugët kthehen në lumenj
9 Korrik 2023
Përmbytje të mëdha kanë përfshirë ditën e fundit Spanjën, ku njerëz të bllokuar dhe makina të shumta merren përpara nga uji. Saragoza po përpiqet të rikuperohet pas stuhisë së tmerrshme të shiut dhe breshërit që i ktheu rrugët e saj në lumenj mbrëmjen e djeshme. Më shumë se 200 persona, mes tyre zjarrfikës dhe policë, po punojnë në zona të ndryshme të qytetit, ku vijon të bjerë shi edhe këtë të premte.
Për momentin, alarmi portokalli është ruajtur në Saragoza dhe në të gjithë rajonin e Aragonit për shkak të reshjeve të dendura dhe breshërit që dje shkaktuan shumë dëme dhe i kthyen rrugët në lumenj. Aragoni është një nga pesë komunitetet në gatishmëri për shkak të shirave dhe stuhisë, së bashku me Navarrën, Vendin Bask, La Rioja dhe Castilla y Leon.
Stuhia shkarkoi reshje shiu me intensitet shumë të lartë, duke bllokuar rruget e qyteteve siç shihet në video.
Nga OraNews