22 Nentor 2024

Moti i keq me erë të fortë dhe reshje shiu ka izoluar disa fshatra në Dukagjin të Shkodrës pasi rruga lidhëse është bllokuar në dy segmente te saj.

Aksi Prekal – Kir, u bllokua për shkak të rrëshqitjes së gurëve dhe dherave. Mëngjesin e kësaj të premteje, një pjesë e malit dhe e shkëmbinjve, ra në rrugën qe po ndërtohet prej disa muajsh nga bashkia, duke shkatërruar të gjithë punën e bërë.

Po ashtu, segmenti Kir – Shosh u bllokua sepse një pjese e malit përfundoi në rrugë duke bërë të pamundur lëvizjen e banorëve të Dukagjinit. Bashkia Shkodër ka vënë në dijeni strukturat e emergjencave civile dhe firmën kontraktuese për menaxhimin e kësaj situate ndërkohë që i bën thirrje banorëve që të bëjnë kujdes në këtë segment rrugor.

Ndërkohë, në bashkinë Malësi e Madhe probleme ka në zonën e Kelmendit dhe në disa fshatra të tjerë, me mungese të energjisë elektrike.

Gjithashtu, në Vaun e Dejës, ka mungese të energjisë elektrike ne te gjitha fshatrat Hajmel, Vig Mnele, Temal dhe Shllak.

Rrëshqitje dherash dhe probleme me rrugët rurale raportohen edhe në Pukë e Fushë Arrëz.

Ndërkohë, moti keq me stuhi vijon të jetë prezent në Lezhë, ku ka sjellë probleme me furnizimin me energji elektrike. Zadrima, bregu i Matës dhe Ishull Lezha vijojnë të jenë pa energji elektrike që prej mbrëmjes së djeshme si pasojë e dëmtimit të linjave elektrike për shkak të erës së fortë.

Ndërkohë edhe lundrimi detar në Shëngjin vijon të jete i pezulluar pasi dallgëzimi ka arritur deri ne 7-8 ballë.

Po ashtu, ka rritje te nivelit të prurjeve në lumenjtë Drin, Mat dhe Gjadër, por aktualisht nuk përbejnë për dalje nga shtrati.

Në të tre bashkitë e qarkut të Lezhës strukturat ndodhen në gatishmëri për të ndërhyrë nëse do të krijohen probleme sa i përket përmbytjeve apo rrëshqitjes së dherave.