
Moti i keq përfshin sërish Qarkun e Elbasanit: – Breshëri sa një kokërr arre
4 Shtator 2024
Moti i keq ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të marte një pjesë të madhe të Qarkut të Elbasanit.
Reshjet e dendura kanë dominuar kryesisht në të gjitha fshatrat përgjatë rrjedhës së lumenjve Shkumbin e Devoll. Edhe në qytetet Elbasan, Librazhd, Cërrik e Gramsh kanë rënë reshje të dendura shiu në formë stuhie nga ora 18.30-20.00.
Ndërkohë në Gramsh ka patur stuhi të madhe reshjesh të shoqëruara me breshër kokërrmadh i cili ka shkaktuar dëme në kulturat bujqësore, vreshtari, dru frutorë e kopshtari. Disa ditë më parë Qarku i Elbasanit u përfshi nga një stuhi e pazakontë me erëra të forta të cilat shkaktuan përmbytje, shkulje pemësh e dëmtime tendash.
Këtë mbrëmje pas orës 20.45 moti është qetësuar dhe pas stuhisë parashikohet të ketë përmirësim të kushteve atmosferike .