
Moti i keq, policia apel për kujdes: – Dëbora vështirëson qarkullimin në veri të vendit
6 Prill 2025
Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës në qarkun e Shkodrës, Kukësit dhe Dibrës, Policia e Shtetit ka bërë një thirrje për kujdes të shtuar ndaj drejtuesve të mjeteve. Autoritetet rekomandojnë uljen e shpejtësisë, ruajtjen e distancës së sigurisë, si dhe ndjekjen e udhëzimeve të Policisë Rrugore, për të parandaluar aksidentet dhe bllokimet në rrugë.
Policia thekson që udhëtimet e panevojshme, veçanërisht në zonat malore, duhet të shmangen. Për ata qytetarë që detyrimisht duhet të udhëtojnë, mjetet duhet të jenë të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë. Aktualisht, borëpastrueset dhe fadromat janë në terren, duke punuar për pastrimin e rrugëve dhe shpërndarjen e kripës për të përmirësuar qarkullimin.

Kryezi Puke 6 Prill 2025
Policia njofton se, në rast nevoje, qytetarët mund të telefonojnë numrin pa pagesë 112, dhe do të marrin ndihmën e menjëhershme të forcave të rendit.