29 Nentor 2024

Një pjesë e territorit të vendit është përfshirë nga reshjet e shiut që në orët e para të mëngjesit.

Si pasojë e intensitetit të lartë, niveli i ujit ka arritur deri në 40 centimetër, gjë e cila ka sjellë bllokimin e nënkalimit në Fushë-Mamurras dhe probleme në autostradën Milot-Qafë Kashar.