14 Nentor 2024

Moti i keq ka përfshirë rajonin e Siçilisë në Itali, duke shkaktuar përmbytje dhe dëme të mëdha.

Siç shihet edhe në pamje rrugët janë kthyer në lumenj, duke marrë automjetet përpara, të cilat më pas përfunduan në det.

Gjithashtu në Aci Sant’Antonio, zjarrfikësit shpëtuan disa persona që ishin bllokuar në një supermarket të mbushur me ujë dhe disa shoferë që ndodheshin të bllokuar në makinat e tyre. Po ashtu, në Acireale një person u shpëtua nga një shtëpi e përmbytur.

Ndërsa në Altarello, një fshat tjetër i Riposto, një lumë ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur katin e parë të një shtëpie ku ndodheshin katër persona, dy prej të cilëve me aftësi të kufizuara. Zjarrfikësit e Catanias ndërhynë me një mjet anfib për t’i shpëtuar. Në total, deri në orët e para të mëngjesit të mërkurën, zjarrfikësit kanë realizuar 64 ndërhyrje në të gjithë provincën.

Nga OraNews