Moti merr kthesën e madhe mbrëmjen e sotme, publikohet HARTA që tregon se cilat qytete do të goditen nga stuhia (Nuk do ta besoni sesa do të ulen temperaturat)

13 TETOR 2021

I gjithë territori i vendit tonë duke nisur nga mbrëmja e sotme do të përfshihet nga vala e dytë e motit të keq që pas hyrjes në stinën e vjeshtës. Pjesa e parë e stuhisë goditi në fundjavë, ndërsa reshjet e dendura do të rikthehen sonte për të vazhduar të enjten dhe të premten për t’u përmirësuar më pas situata në fundjavë.

Gjithashtu fenomeni do të godasë edhe vendet e tjera të rajonit. Mediat greke kanë publikuar hartën ku do të godasë moti i keq me stuhi, reshje dhe breshër, që kap pjesën e lindjes dhe jugut të Shqipërisë.

Moti merr kthesën e madhe mbrëmjen e sotme, publikohet HARTA që

“Dita e enjte na sjell sërish një sistem të dendur me vranësira duke sjellë rrebeshe shiu. Në mëngjesin e enjtes dhe së premtes termometri në zonat malore zbret në -1 gradë, ndërsa maksimumi parashikohet jo më shumë se 20-21 gradë.

Gjatë ditës së enjte natën presim që të shfaqen reshjet e dëborës në lartësi mbi 1200-300 mbi nivelin e detit. E premtja dhe fundjava përmirësojnë disi kushtet atmosferike, pasi sasia e reshjeve gjatë të premtes dhe fundjavës do të jenë më të pakta” tha dy ditë më parë meteorologia Adiola Bami.

Gazeta Sot