Moti merr kthesën e menjëhershme nesër

31 GUSHT 2020

Ditën e Martë kushtet meteorologjike marrin një kthesë të menjëhershme. Deri në orët e mesditës moti pritet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Pas orëve të pasdites përsëri kthjellët. Për shkak të reshjeve të shiut dhe masave ajrore me origjinë veriperëndimore parashikohet dhe rënie e ndjeshme e temperaturave në vlerat maksimale.