MOTI: Nga Shkodra në Vlorë, izolohen nga uji zona të tëra të banuara, lumenjtë dalin nga shtrati, përmbytin banesa, tokë bujqësore, rrugë e biznese
MOTI: Nga Shkodra në Vlorë, izolohen nga uji zona të tëra të banuara, lumenjtë dalin nga shtrati, përmbytin banesa, tokë bujqësore, rrugë e biznese
8 janar 2021
Moti i keq ka pushtuar vendin duke shkaktuar edhe këtë vit përmbytje, dalje të lumenjve nga shtrati dhe izolimin total të zonave të prekura.
Reshjet e 24 orëve të fundit kanë bërë që niveli i lumit Vjosë të rritet mbi 6.3 metra mbi nivelin e detit.
Si pasojë e rritjes së nivelit të ujit, Vjosa ka dalë nga shtrati i saj duke përmbytur një pjesë të pazarit pranë urës së Mifolit në Vlorë, megjithatë nuk parashikohet që të shkaktojë probleme të tjera.
Lumi Drin dhe Osum po ashtu rrezikojnë që të dalin nga shtrati nga shirat e dendur që kanë rënë gjatë natës e që vazhdojnë të bien.
Në Shkodër situata duket problematike, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në shkarkimet në Drin e Bunë.
Rruga e Obotit është e pakalueshme, pasi niveli i ujit ka shkuar në 60 centimetra, ndërsa banorët e fshatit janë bllokuar.
Ndërsa në fshatin Shirq, në vendin e quajtur Urrela dhe Mushan, uji ka përmbytur 489 ha tokë.
Ndërkohë, Bashkia e Shkodrës ka kërkuar pajisjen e mjeteve të ushtrisë për lëvizje me lundrim për banorët e Obotit.
Reshjet e shiut kanë sjellë probleme edhe në qytetin e Lezhës, ku për shkak të shiut që ka rënë gjatë natës, janë izoluar blloqet e banimit ’11 janari’ të lagjes ‘Besëlidhja e Lezhës’.
Mbi 20 fshatra në zonën e Memaliajt kanë mbetur pa energji elektrike, ndërkohë në Gjirokastër ka pasur rrëshqitje të dherave në lagjen “Punëtori” ku si pasojë janë vënë në rrezik banorët e një pallati 5 katësh.
Gjithashtu, moti i keq ka sjellë dhe reshje dëbore ku si pasojë është izoluar dhe Thethi, ku banorët kanë mbetur dhe pa energji elektrike.
Sipas Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, moti i paqëndrueshëm do të na shoqërojë gjatë gjithë ditës së sotme me vranësira dhe reshje shiu.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C në 11°C, ndërsa era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.
Edhe Bashkia e Durrësit ka dhënë një njoftim mbi situatën me reshjet e dendura të shiut që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Sipas njoftimit zyrtar, problemet kryesore vijnë nga dy lumenjtë Ishëm e Erzen që kanë përmbytur tashmë toka bujqësore, banesa, rrugë e biznese.
NJOFTIMI NGA BASHKIA DURRËS
NJOFTIM I RËNDËSISHËM
Reshjet e ditëve të fundit kanë krijuar një situatë shqetësuese në përgjithësi për shkak të daljes nga shtrati të lumenjve Erzen e Ishëm, duke mbushur tej kapacitetit kanalet kulluese, përmbytur toka bujqësore, banesa, rrugë e biznese. Në njësinë Administrative nr. 6 në rreth 15 banesa që ndodhen nën nivelin e rrugës ka depërtuar uji. Në Njësinë Administrative Rrashbull fshati Xhafzotaj ka përmbytje banese e biznesi, ndërsa në fshatin Pjeshkë përbën rrezik kalimi shembje e një ure-tombino. Në zonen ujëmbledhese te lumit Erzen përgjatë rrjedhës të tij nga fshati Jubë deri ne kufi me Bashkinë Shijak rezulton kjo gjendje:
- Në Fshatin Jubë njësia Katund i Ri, u evakuuan 2 familje duke i sistemuar tek të afërmit e tyre.
- Në Fshatin Rrushkull, u evakuuan 10 persona me ndihmën e mjeteve të Policisë Bashkiake dhe u akomoduan ne ambientet e Kavaleshencës së Ministrisë së Rendit.
- Në fshatin Vadardhë njësia Sukth, kanali i Tonës ka dalë nga shtrati duke përmbytur 4 banesa dhe rreth 20 ha tokë bujqësore.
- Në lagjen e Pallateve dhe ne Lagjen Stalla, ka përmbytje nga reshjet e dëndura si dhe rrezikohen nga dalja e lumit Erzen.
- Në Ishëm, lumi Ishëm ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur toka bujqësore ne Kërtushaj e Likmetaj. Gjithashtu ka dëmtuar rrugën në Lalëz e Draç
- Në Rrashbull fshati Shkallnur ka rrëshqitje dheu e bllokim i rrugës për të subjekti Kodra e Kuajve. Ndërmarrja Rruga po punon për zhbllokimin e saj.
Sipas IGJEUM priten reshje intensive duke filluar nga sot e disa ditë në vazhdim në Durrës por bashkia me të gjitha kapacitetet e veta dhe shtabi i emergjencave kanë marrë masat dhe vijojnë punën në terren për zgjidhjen e problematikave të deritanishme si dhe janë në monitorim të vazhdueshëm të gjendjes së krijuar. Bashkia e Durrësit dhe të gjitha ndërmarrjet e saj në varësi janë dhe do të vazhdojnë të jenë në shërbim të qytetarëve si dhe në gatishmëri të plotë për të përballuar situatat e mundshme emergjente që mund të krijohen nga reshjet që do të vijojnë të jenë të dendura por edhe për tju përgjigjur menjëherë çdo banori të bashkisë Durrës që mund të ketë probleme nga kjo situatë.
I bëjmë apel të gjithë qytetarëve që mund të kenë probleme nga situata emergjente që mund të krijohet nga reshjet e shiut të telefonojnë në këta numra telefoni:
👉 Arbër Braho – Zëvendëskryetar i Bashkisë Durrës 0672235237
👉 Vasip Çopa – Kryeinspektor i Policisë Bashkiake 0684011639
👉 Adriatiak Velaj – Drejtor i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) 0682026905
👉 Aljon Hyskaj – Drejtor Ndërmarrja Rruga 0694702377
👉 Andri Cerri – Drejtor i Mbrojtjes Civile, Bujqësisë, Pyjeve dhe Shërbimit Veterinar 0685200696
👉 Gerald Dautaj – Kryeinxhinier i Ndërmarrjes Ujësjellës Kanalizime 0692296301
👉 AlbertBukaçi – Administrator Njësia Administrative Rrashbull 0682965510
👉 Behar Xheja – Sektori i Mbrojtjes Civile 0674783001
👉 Serdi Maksuti – Sektori i Mbrojtjes Civile 0698228584
👉 Kujtim Shahini – Administrator Njësia Administrative Katund i Ri 0699203775
👉 Muhamet Çyrbja – Sektori i Mbrojtjes Civile 0684698563
👉 Rrapo Osmani – Administrator Njësia Administrative Sukth 0684513088
👉 Aurel Alimadhi Sektori i Mbrojtjes Civile 0674314413
👉 Muharrem Sula – Administrator Njësia Administrative Manëz 0682020316
👉 FabianKurti – Sektori i Mbrojtjes Civile 0699226998
👉 Ilir Beqja – Sektori i Mbrojtjes Civile 0673577771
👉 Kadri Gjyli – Administrator Njësia Administrative Ishëm 0692111600
👉 Sali Doda – Sektori i Mbrojtjes Civile 0682369898
👉 Ramazan Sula – Sektori i Mbrojtjes Civile 0692700332
o.j/dita