Motive arvanitase në tablonë “Tezeu dhe Minotauri” nga Nikos Egonopulos. –
Nga: Dorian Koci

Në tablonë “Tezeu dhe Minotauri”, e cila është bazuar ne mitin e njohur te Tezeut që vret Minotaurin ne Kretë. Piktura ne fakt që në pamje të parë mund të evidentohet lehtë që s’ ka lidhje me antikitetin. Tezeu është portretizuar si një luftëtar arvanitas ose shqiptar, me jelek,silah, fustanelle dhe fes te kuq.

Autori s’ ka dashur te pikturojë heroin e vet me ndonjë fytyrë të identifikueshme, ndoshta për ta përgjithësuar Tezeun me etninë e tij. Minotauri është një njeri i zakonshëm , i veshur me maskë demi,çka mund te simbolizojë se e keqja përgjon gjithnjë rreth nesh. Në këtë mënyrë një mit të antikitetit Egonopulos e transformon në një mit të Greqisë moderne, ku nuk harron të shënjojë edhe shtresat identitare që themeluan kombin grek.

Si arvanitas, ai ndjehet krenar që grupi i tij etnik ka dhënë një nga kontributet më të mëdhenj në Revolucionin grek, por në të njëjtën kohë është dhe mëtonjës i së kaluarës së lavdishme të antikitetit grek duke e shndërruar Tezeun , në një hero arvanitas.