Mozaiku i Bahçallekut, i vetmi në veri, i ekspozuar në Muzeun e Kështjellës dhe i përket shek. IV – VI
8 Maji 2024
Njihet si Mozaiku i Antikitetit , ose përndryshe Mozaiku i Bahçallekut. Ai është një zbulim i hershëm, i gjetur gjatë gërmimeve të 1978 – 1979, në bregun e djathtë të lumit Drin. Mozaiku doli si pjesë e një godine me karakter shoqëror, i pari i këtij lloji që zbulohet në qytetin e Shkodrës dhe në veri të vendit.
Ai ndodhet i ekspozuar në Muzeun e Kështjellës.
“Mozaikë si ky janë shumë të rrallë”, shprehet përgjegjësi Mlika.
Mozaiku aktualisht ka 24 fragmente, por të ekspozuara janë vetëm 8 prej tyre në Muzeun e Kështjellës.
Ky i fundit përbën një interes të madh për ata që vizitojnë kalanë “Rozafa”.