Mozaiku i Pagëzimores së Butrintit.-
Mozaiku i Pagëzimores së Butrintit.-
Nga shekulli 5 pas er. së re, krishtërimi po lulëzonte në Butrint dhe qyteti kishte peshkopin e tij. Baptisteri u ndërtua në çerekun e dytë të shek. 6 pas er. së re dhe mund të ketë qenë punë e artizanëve lokale, të cilët janë bazuar te Nikopoli aty pranë. Ai u zbulua më 1928 nga Misioni Arkeologjik Italian. Është baptisteri i dytë më i madh në Perandorinë Romake, kurse më i madhi ndodhet në Aja Sofia, Stamboll. Të gjitha aspektet e arkitekturës dhe të dekorimit (si dyshemeja me mozaik) e baptisterit është simbolikë e ritit të pagëzimit, me burimin në anën e tij të largët që përfaqëson burimin e jetës së përjetshme.
Mozaiku i jashtëzakonshëm shumëngjyrësh i dyshemesë së Baptisterit të Butrintit, është një nga mozaikët më të kompletuar dhe më kompleks të të gjithë baptisterëve të asaj periudhe. Dizajni i përgjithshëm i dyshemesë konsiston në shtatë unaza, të cilat rrethojnë vendin e pagëzimit që ndodhet në qendër, duke e rritur numrin në tetë – numri kristian për shpëtim dhe përjetësi. Vëmendja e vizitorëve që kalojnë pragun e hyrjes kryesore, tërhiqet nga dy pallonj në një hardhi që rritet në një vazo të madhe. Pallonjtë simbolizojnë parajsën dhe pavdekshmërinë; vazoja dhe rrushi, Eukarsinë dhe gjakun e Krishtit. Në periudhën mesjetare ndërtesa u modifikua me diga guri dhe një apsidë gjysëm-rrethore; një dysheme me pllaka guri u vendos mbi mozaik. Në vende të tjera në qytet deri më tani janë gjetur tetë kisha, më domethënësja është e vendosur në fushë përballë kanalit të Vivarit.