Mrekulli në organizëm, nëse pini çajin e lulerradhiqe.-
Mrekulli në organizëm, nëse pini çajin e lulerradhiqe.-
Për mijëra vite me rradhë, lulerradhiqja ka qenë kryefjala e shumë kurave bimore në të mirë të shëndetit. Përdorimi më i përhapur i lulerradhiqes është në formën e çajit. Çaji i lulerradhiqes mund të përgatitet shumë lehtë duke zier petalet e luleve.
Lulerradhiqja është shumë e pasur me ushqyes, karotenoidë, vitamina, minerale dhe antioksidantë. Të gjithë këta përbërës organikë kanë një ndikim domethënës në shëndetin e organizmit.
Çfarë Ndodh Në Organizëm Nëse Pini Çajin E Lulerradhiqes Çdo Ditë
Organizmi Do Të Furnizohet Me Ushqyes
Çaji i petaleve dhe gjetheve të lulerradhiqes është shumë i pasur me kalçium, hekur, kalium, vitaminat K, A dhe B6. Ky lëng përmban edhe antioksidantë të cilat do të eleminojnë dëmin e shkaktuar nga radikalet e lira.
Barishtet e lulerradhiqes mund edhe t’i hani të freskëta sepse kanë më shumë vlera ushqyese se spinaqi dhe brokoli.