Muka: Nesër, ditë e zezë për arsimin. – Ja si rektori me doktoraturë “të vjedhur” Artan Hoxha i dha tender qindra mijëra eurosh dajës së tij
20 Qershor 2024
Nesër zhvillohen zgjedhjet në Rektorat ndërsa hijet e skandalit kanë përfshirë Universitetin e Tiranës.
Ish-Zëvendës-Ministri i Arsimit dhe studiuesi shkencor Taulant Muka ka denoncuar se Bordi i Administritmit të Universitetit i ka dhënë tendera miliona lekësh kompanisë së dajës së Rektorit Artan Hoxha.
Sipas dokumenteve të publikuara nga Muka, kompania e dajës së rektorit Artan Hoxha ka përfituar rreth 200 mijë euro tendera.
Ky skandal vjen fill pas atij ku Rektori Artan Hoxha dhe dekanja e fakultetit të Drejtësisë kishin bërë plagjiaturë në punimet e tyre doktorale ku dhe kanë marrë titujt respektivë “Doktor Shkencash”.
Për plagjiaturën e Rektorit Artan Hoxha dhe Dekanes Dorina Hoxha, edhe pse situata është flagrante, nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Institucionet kompetente.
Zgjedhjet janë me datë 21 qershor dhe Institucionet flenë gjumë.
Më poshtë janë tenderat që i janë dhënë Shtëpisë Botuese Morava, e cila është e dajës së Artan Hoxhës.
Edhe pse me aspektet financiare merret Administratori i UT dhe Bordi i Administrimit, dukshëm kanë favorizuar dajën e Rektorit duke i dhënë rreth 200,000 Euro tendera.
Për të kuptuar më shumë nga ky skandal i radhës, në studion e lajmeve në “Ora News” ishte i ftuar ishte vetë Taulant Muka, i cili deklaroi se dita e nesërme është një ditë e zezë për arsimin shqiptar.
“Kjo jo vetëm për faktin se konkurrojnë rektorë dhe dekanë që nuk kanë asnjë produkt shkencorë. Ne kemi nxjerrë dhe denoncuar shumë prej tyre që e kanë ngritur një karrierë mbi mashtrimin dhe plagjiaturat.
Dhe këta plagjiaturistë, sikurse ke Rektorin Artan Hoxha, zëvendësrektor ka po ashtu një plagjiaturist, se Bernard Dosti. Dekania e Juridikut gjithashtu kishte zëvendësdekan një plagjiaturistë.
Nga OraNews