– Vrella e Shoshanit, një burim ujor më i madhi në Ballkan me vendndodhje në hyrje të luginës se Valbonës është një mrekulli natyrore dhe turistike.

Në rrjedhën e këtij burimi ndodhet një  mulli që quhet  Mulliri i Bajram Currit ose siç thuhet nga vendasit Mulliri i Currit.

Ai  është ndërtuar me financimet e kësaj figure popullore në ndihmë të Malësisë së Gjakovës rreth 120 vite me parë.

Binomi Vrella e Shoshanit e Mulliri i Currit tashmë janë të memorizuara si të pandara në popullin e malësisë, por ky mulli me vlera kulturore e historike,nuk po mirëmbahet dhe rrezikon të shembet pasi askush nuk e mirëmban.

Vrella e Shoshanit monument natyror dhe Mulliri i Currit monument kulturor , vende të mrekullueshme  për turizëm natyror dhe kulturor vetëm 4 km larg qytetit te Bajram Currit,duhen mirëmbajtur si monumente historike në memorjen kombëtare.

Vizitorë kurioz shkojnë drejt këtij monumenti tradicional, për natyrën e bukur por edhe për të parë nga afër  një dëshmi historike.

/f.n/