Mulliri i Tahir Lush Bërdynaj (Pejë). –
Mulliri i Tahir Lush Bërdynaj (Pejë). –
Nga Ilir Bala.
Mulliri i Tahir Lush Bërdynaj, Radavc -Pejë Rreziku i lartë i humbjes se këtij objekti / monomenti me vlera te lashta kulturore, historike pozita e tij gjeografike, rëndesia e tij historike dhe kalimi neper kohëra të ndryshme të këtij objekti e bëjnë shumë të rëndesishme në ketë rajon dhe më gjerë. Ky object është në listen e inventarizimit trashigimisë kulturore shumë të rëndesishme në fshatin Novosellë -Pejë, është ndërtuar ne shek. XIX, me etazhitet P+1. Mulliri është publik dhe i ndertuar nga metrialei i gurit.Funksionon me anë të ujit. Është realizim i mjeshtrive popullorë me pervojë. Ndërtimi i objektit, i cili na përkujton tekniken e realizimit të kullave dukagjinasve. Mulliri ka sherbyer jo vetëm për blurje por edhe për të strehuar disa emigrant nga Shqipëria dhe me shume ka qenë solidar i nevojave të këtij vendi.
Kjo Kullë – Mulli në bazë të dhënave nga te moshuarit e fshatit thuhet se është nder të paret. U ndërtua në Zonën katastrale nr.71611064 në ngastren nr. 250. Nr. i hartës 15. Luftës sëfundit në Kosove ju shërbej shume për blurje të misrit, grurit e veçanarisht për ushqimin e pjestarve të UÇK-së.