Mumiet te fëmijëve në Peru

Mumiet e fëmijëve në Peru: flijim për fisnikët

22 Mars 2022

“Besojmë se gjashtë fëmijë të mumifikuar u flijuan për të shoqëruar fisnikun e ndjerë në jetën e përtejme”, kanë raportuar arkeologët për gjetjet në Cajamarquilla, rreth 24 kilometra prej kryeqytetit të Perusë, Lima

Shkencëtarët supozojnë se mumiet e lashta të fëmijëve, të gjetura në Peru, përfaqësojnë viktima që janë sakrifikuar si shoqërues për në jetën e përtejme.

Skelete të vogla, të mbështjella me rroba, u gjetën në varrin e një personaliteti të rangut të lartë në shoqërinë antike, me sa duket një figurë politike, e cila u zbulua nëntorin e kaluar në lokalitetin Cajamarquilla, rreth 24 kilometra prej Limas.

“Fëmijët mund të kenë qenë të afërm. Ata ishin vendosur në pjesë të ndryshme të hyrjes së varrit, njëri mbi tjetrin. Hipoteza jonë është se fëmijët u flijuan për të shoqëruar mumiet e fisnikëve në botën e nëndheshme”, ka thënë arkeologu Pieter Van për AFP-në.

Cajamarquilla është qytet i lashtë balte i ndërtuar rreth vitit 200 para erës sonë, në periudhën parainkase. Ka qenë i banuar deri rreth vitit 1500. Aty mund të kenë jetuar prej 10 mijë deri në 20 mijë njerëz.

Van Dalen ka thënë se mumiet e fëmijëve janë midis 1000 dhe 1200 vjet të vjetra. Arkeologët afër varreve gjetën gjithashtu eshtrat e shtatë të rriturve të pamumifikuar, si dhe mbetjet e kafshëve që besohet se mund të jenë deve, sikurse edhe enë balte.

Mumiet te fëmijëve në Peru

Eshtrat e fisnikëve u gjetën vitin e kaluar në një varr rreth tre metra të gjatë dhe 1.4 metra të thellë. Fisniku ishte rreth 20 vjeç kur vdiq. U varros me duart në fytyrë dhe trupin e lidhur me litar. / AFP

Nga Koha.net, Prishtine