Mumtas Dhrami, dalta qe gdhendi historinë e Kombit
Kurt Farka on January 15, 2018
Nga: Engjëll Serjani
Skulptori i Popullit Mumtaz Dhrami, është konsideruar nga analistë të artit, kulturës dhe historisë si dalta që gdhendi historinë e kombit shqiptar.
Dhrami si skulptor monumentalis, është padyshim një shembull i jashtëzakonshëm energjie krijuese. Në veprat e tij të panumërta monumentale më së shumti shfaqet si autor, por edhe si bashkautor.
Dhrami njihet dhe pranohet si një skulptor me një galeri të pamatë personazhesh të historisë dhe kulturës kombëtare.
Me artin e tij orgjinal ai i dha Shqipërisë së varfër një varg monumentesh që cilësohen si vepra epokale. Janë me dhjetra kompozimet, basoreliefevet, bustet, medalionet dhe portretet e njerzve të thjeshtë.
Dalta e tij e artë ka gëdhëndur vepra monumentale si: Monumenti i Pavarësisë në Vlorë, Nënë Shqipëri, Monumentin Ali Pashë Tepelenës, Shtatorjen e Adem Jasharit, etj.
Artisti Dhrami është autor i kompozimit në Fasadën e Kryeministrisë, Shtatores së Naim Frashërit, Monumentit të Urës së Drashovicës, Kompozimit Lart Frymën Revolucionare.
Në krijimtarinë e tij më të mirë përfshihen shtatoret e Lasgush Poradecit dhe Mirush Kutelit në Pogradec, Monumenti i Enver Hoxhës në Gjirokastër, Shkurte Vatë në Lushnje.
Mumtas Rustem Dhrami lindi në Palorto të Gjirokastrës në 10 Nëntor 1936.
Rrjedh nga familja Dhrami nga babai dhe Dalipajt nga nëna. Dy nga fiset e vjetrat dhe më të njohurat në Gjirokastër. Asisi, gjyshi nga babai kishte jetuar për shumë vite në Selanik.
Në vitet që pasuan vitin 1012 të Shpalljes së Pavarësisë, familja kthehet dhe vendoset në Palorto të Gjirokastrës.
Kur Rustemi u rrit, ai martohet me Vasfie Dalipin, e motra e mësuesit dhe patriotit gjirokastrit Sami Dalipi. Kronika familjare e Dalipajve përfshi emra të nderuar dhe respektuar.
Personalitete me kontribute si Selfo, Sami, Dalip, Asllan, Haxhi e Muho Dalipi, janë emra të respektuar në katër-pesë breza nga ky fis në Gjirokastër.
Prej Dalipajve është edhe kushëriri i Mumtasit, kompozitori dhe etnomuzikologu i njohur, Haxhi Dalipi, “Artisti i Merituar” që ishte një nga korifenjtë e muzikës shqiptare.
Babai Rustem Dhrami, ka qënë një këpucar i njohur në Gjirokastër.
Pas çlirimit babai mbaroi një kurs artizanati për këpucar në Elbasan. Bashkë me ustallarët Sulo Çuberin, Hajro Bizbikun, Stefanin nga Dropulli dhe Ramon nga Dunavati hapën dyqanet e para të këpucëve në Pazar.
Rustemi ishte inisiatori i parë i ngritjes se Kooperativës së Këpucarëve dhe u zgjodh drejtori i parë i saj.
Në vitin 1953, Rustemi dhe Vasfia vendosen familjarisht në Tiranë.
Mumtasi përfudoi Liceun Artistik “Jordan Misja”, me pedagogë si Odhise Paskali, Janaq Paço, Abdurrahim Buza, Sadik Kaceli, Kel Kodheli, Andrea Mano e të tjerë.
Më pas ndoqi studimet e larta për skulpturë monumentale në Leningrad, Shën Petërburgu i sotëm.
Skulptori i Popullit Mumtaz Dhrami shumë shpejt shfaqi aftësi krijuse të jashtëzakonshme.
Ai ishte bashkohës me skulptorët e së njëjtës gjeneratë krijuese: Kristaq Rama, Stefan Papamihali, Shaban Hadëri, Ksenofon Kostaqi, Naxhi Bakalli dhe Hektor Dule.
Ata krijuan jo vetëm një epokë me vepra të mëdha për kombin, por themeluan një shkollë të re të arteve figurative tërësisht shqiptare. Roli i tyre nuk qe vetëm në aspektin personal.
Mumtazi është i martuar dhe bashkëshortja e tij është piktorja Lumturi Dhrami (Shehu). Basjkëshorortja vjen nga një familje me orgjinë nga Leskoviku, por vetë ka lindur në Tropojë.
Muntazi dhe Lumturia ishin të fejuar qysh në vitet kur studionin për artet figurative, njeri në Leningrad në Rusi dhe tjetra në Varshavë në Poloni.
Lumturia ka qënë grafistja e parë me shkollë në Shqipëri. Në përfundim të studimeve 5-vjeçare në Varshavë, ajo mbrojti në Tiranë diplomën me cikëlin e grafikave “Gjirokastra”.
Çifti Mumtas dhe Lumturi Dhrami kanë dy fëmijë. Mirelën, piktore që punon dhe jeton në Paris dhe Rolandin që studio për filologji dhe jeton në New York të SHBA.
Mumtasi, ky pasardhës i denjë nga dy familje gjirokastrite, nuk është vetëm një artist i madh, por edhe një njeri i thjeshtë, modest dhe familjar shëmbullor.
Për: Lajm-shqip Engjëll Serjani