“Mund të akuzojnë njëri-tjetrin dhe për vrasjen e…”.  Patozi: – Kemi mësuar se Basha ndan lekët me krimin e organizuar.

16 DHJETOR 2021

Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar zhvillimet e fundit politike brenda PD.

Patozi thekson se antagoznizmi mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës ka arritur në pika groteske saqë të dyja palët po drejtohen me akuza shumë të rënda ndaj njëri-tjetrit.

“E kam parashikuar me saktësi si një orë zvicerane. Nuk është lajm i keq që dy statutet kanë përfunduar në gjykatë se nuk kishte rrugë tjetër.  Tek e fundit kjo nuk është një gjë që do zgjasë pafund. Të dyja palët duhet të pranojnë të vërtetën. Ato janë dy formacione politike të ndryshme. Ndarja është e pashmangshme dhe nuk është fundi i botës.

Antagonizmi i dy palëve ka arritur në pika groteske, saqë sot po të dëgjosh të dy palët në akuzat ndaj njëri-tjetrit kanë shkuar aq larg saqë unë nuk do të çuditesha sikur njëri prej tyre ti thoshte tjetrit se është përgjegjës edhe për vrasjen e Avni Rustemit. Sepse ne kemi dëgjuar gjithçka. Kemi dëgjuar që Lulzim Basha është përveçse besëprerë, dhe ka qenë i tillë, kemi mësuar se , Lulzim Basha ndan lekët me Taulant Ballën dhe me krimin e organizuar. Kemi mësuar se Lulzim Basha ka shitur detin në marrëveshjen e famshme të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.”, tha Patozi për A2.

Nga: Gazeta Sot