“Mund të ketë pasoja të paparashikueshme për natyrën dhe njeriun”. – Shkencëtarët të shqetësuar për dobësimin e Golfstrimit, bëjnë parashikimin e frikshëm.
“Mund të ketë pasoja të paparashikueshme për natyrën dhe njeriun”. – Shkencëtarët të shqetësuar për dobësimin e Golfstrimit, bëjnë parashikimin e frikshëm.
7 GUSHT 2021
Të dhënat nga një numër i madh projektesh studimore për oqeanet nxjerrin në pah, se në dekadat e fundit Rrymat Qarkulluese Meridionale të Atlantikut (AMOC) kanë humbur dukshëm fuqinë.
Rryma e njohur si Golfstrim edhe në periudhat e rritjes së nivelit të ujit gjatë dimrit sjell temperatura të moderuara në ishujt Kanal drejt Irlandës dhe Britanisë së Madhe deri në Holandë, në perëndim të Gjermanisë e më tej në Skandinavi.
“Sistemi Golfstrim (…) vë në lëvizje gati 20 milionë metër kub ujë në sekondë, sasi kjo që është pothuajse njëqind herë më e madhe nga ajo e rrymës së Amazonës,’‘ thotë Stefan Rahmstorf, duke shpjeguar domethënien e saj për sistemin e klimës. Studiuesi në Institutin e Kërkimeve Shkencore për Klimën (PIK) në Potsdam është iniciatori i këtij studimi dhe bashkëautor i tij. Studimi u publikua më 25 shkurt 2021 në revistën shkencore „Nature Geosience”.
Në rast se AMOC humbet fuqinë, mund të ndryshojë radikalisht edhe dukuria e dytë dominante e klimës në Atlantikun Verior: Rryma atlantiko-veriore në thellësinë e ujit. Kjo rrymë nis atje, ku përfundon rryma e Golfstrimit, në Oqeanin Arktik në Islandë.
Përforcuar nga rrjedhat që vijnë prej Oqeanit Arktik në Groenlandë dhe në Kanadanë Perëndimore ajo transporton rregullisht ujë të ftohtë dhe me pak kripë në thellësi përgjatë dy kontinenteve amerikane deri në Oqeanin Antarktik.
Por ç’ndodh nëse rrymat në sipërfaqe dhe në thellësi ndryshojnë?
Instituti i Potsdamit PIK prej kohësh tërheq vëmendjen, se një prishje e këtij sistemi i shkaktuar prej ndryshimit të klimës, mund të ketë pasoja të paparashikueshme për natyrën dhe njeriun. Me shkrirjen e akullnajave të Groenlandës dhe me shtimin e reshjeve në oqean do të shtohet uji pa kripë. Kjo bën që të depërtojë më pak ujë i ftohtë në thellësi, pra rryma amerikane në thellësi humbet fuqinë.
Çfarë sistemi klime do ta zëvendësojë sistemin ekzistues? Si mund të ndikojnë ndryshimet masive të sistemit të rrymave ndaj faunës dhe florës së oqeaneve? A do të ndryshojnë zonat rajonale të klimës? Mundet natyra dhe njeriu të përshtaten shpejt ndaj këtyre ndryshimeve? Të gjitha këto pyetje shtrojnë studiuesit. Tani për tani ata parashikojnë që në një të ardhme të afërt pvrgjatë brigjeve veriore të SHBA-së mund të ndodhin shpesh përmbytje dhe në Europë mund të ketë më shumë mot me ekstreme.
Qysh tani metereologët vërejnë shenjat e ndryshimeve në stinë të caktuara. Studiuesit e klimës në PIK e lidhin të ftohtit e vërejtur vitet e fundit në Atlantikun Verior me dobësimin e rrymës së Golfstrimit./DW/
Nga Gazeta Sot