“Mund të konsultohet me mikun e tij trafikantin e drogës!”, juristi i njohur i përgjigjet Taulant Ballës
“Mund të konsultohet me mikun e tij trafikantin e drogës!”, juristi i njohur i përgjigjet Taulant Ballës
11 SHTATOR 2020
Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata i përgjigjet deputetit socialist Taulant Balla lidhur me deklaratën për listat e hapura.
Ai e ironizon dhe i sugjeron që të konsultohet me mikun e tij trafikantin e drogës.
“Taulant Balla e ka me shkrim propozimin e PD për hapjen 100 % të listave.
Tani Taulanti dhe shefi i tij Edi Rama duhet të bëjnë të mundur që shqiptarëve të mos u ofrojnë si alternativë Ndraxhët e bandës se Avdylajve, apo Cyrbjat e bandës së Shullazit.
PS dhe Edi Rama duhet të kenë besim tek socialistët në përzgjedhjen e kandidatëve dhe të heqin dorë nga marrja e propozimeve prej bandave! Vetëm një përjashtim mund të lejohet: Taulant Balla mund të konsultohet me mikun e tij trafikantin e drogës!”, shkruan Gjata.
Gazeta Sot