“Mund të ndodhë edhe më parë”, Ilir Meta paralajmëron zhvillime të bujshme në politikën shqiptare
“Mund të ndodhë edhe më parë”, Ilir Meta paralajmëron zhvillime të bujshme në politikën shqiptare
6 TETOR 2020
Presidenti Ilir Meta shprehet se qeveria ‘Rama’ do të rrëzohet në zgjedhjet e 25 prillit, por sipas tij kjo mund të ndodhë edhe më parë nëse është e domosdoshme. Sipas Metës, ‘Rilindja’ shkatërroi marrëveshjen e 5 Qershorit.
“Shkatërrimi brutal i Marrëveshjes së 5 Qershorit ishte vetëdemaskimi i “Rilindjes” si përfaqësuese e pakicës së pakicës apo thjesht oligarkisë dhe bandave.
Populli shqiptar do të jetë në lartësinë që e kërkon ky moment historik për rrëzimin e murit kriminal të “Rilindjes” që është vendosur nga dje në rrugën e integrimit europian.
Ky mur do shembet nga tre milion shqiptarë në 25 Prill, por edhe më parë nëse është e domosdoshme.
Shqipëria e Para!
Shqipëria si gjithë Europa!”, shkruan Ilir Meta.