
“Mundi” drejtësinë për 1 muaj, si u kthye në polici Arjan Tase, autori i tragjedisë në Himarë
Arjan Tase arriti të mundë sistemin e drejtësisë, prokurorinë dhe policinë në vetëm një muaj.
Në territorin që ai mbulonte si shef komisariati në datën 3 tetor 2020 gjatë një monitorimi me avion të Guardia Di Finanza u pikas një parcelë me 6690 rrënjë kanabis.
Droga ishte e mbjellë në zonën e Vranishtit pjesë e bashkisë së Himarës.
Por prokuroria e Vlorës për shkak të disa veprime të tjera hetimore me datë 13 dhjetor 2020 vendosi të kryejë arrestime dhe ndalime për këtë operacion.

Vila e Arjan Tases ne Porto Palermo
Me vendimin të gjykatës së Vlorës numër 299 datë 13 dhjetor për Arjna Tase është caktuar masa e sigurimit personal pezullim të ushtrimit të detyrës ose shërbimit publik.
Mbi të ishte ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës pasi nuk kishte marrë masa që trafikantët të mbillnin drogë.
Këtu fillon edhe kapitullimi i sistemit të drejtësisë në këtë çështje. Gjykata e Apelit Vlorë vetëm 23 ditë më vonë në datën 6 janar 2021 ndryshon vendimin për Arjan Tasen.
Sipas vendimit numër 60 të kësaj date ndaj shefit të komisariatit të Himarës është caktuar masa e detyrimit për tu paraqitur në prokurori. Mbi këtë vendim është ndërprerë edhe pezullimi disiplinor i Arjan Tases nga policia dhe më pas ai është rikthyer në detyrë sërish.
Sipas burimeve, në këtë kjo dosje u hetua nga ish prokurori Maksim Sota , i cili u arrestua në korrik të 2021 gjatë operacionin “shpirti”.
Sipas SPAK ai kishte ndihmuar trafikantët e kanabisit në qytetin e Vlorës. Në këtë kohë policia e shtetit drejtohej nga Ardi Veliu.
Pavarësisht vendimit të gjykatës ish drejtori i përgjithshëm Veliu mund të kishte përdorur mekanizma të tjera që ia njeh ligji për ta mbajtur të paktën të pezulluar Arjan Tasen.
Me këto zhvillime brenda një muaji fati i hetimeve për Arjan tasen dukej i vendosur. Në prill të 2021 prokuroria e Vlorës dërgon dosjen në gjykatë për gjykim dhe në 40 personat e arrestuar apo të cilët ishin nën hetim mungonte vetëm emri i Arjan Tases.
Për të prokuroria e Vlorës sipas hetimeve kishte kërkuar pushimin e çështje./ Euronews
Nga GAZETA SHQIP