Murat Basha para pushkatimit i shkruan djalit Akil Basha dhe gruas Sadete Basha, (Manoku-Frasheri). –
Ah grue moje e zeza grue.
Tash shtate vjet qe zemra jote qet vetem vaje,lot e vnere d.m.th. qysh prej 7 prill 939 edhe ti moj e bekume me gjith kalamajte,vuajte,u mundove,u burgose,u internove u dogje dhe u pervlove qe keshtu edhe ti luften tande e bane,e po perse ? per te fitu Lirine.Kurse sot qe pritshim me shiju te drejten e djerses,te loteve e te gjakut,perkundrazi paska qene kader me u ba kurban i mundimeve tona per te tjeret.ani,ani Sato e dashur,prap mos u dishpro po te lutem si ngahera banu burrneshe dhe qendro,se une po bi kurban i Lirise shenjte,mjafton qe tan bota ceshtjen t’eme e din dhe e cmon fare mire.Porosi sa vijon:
I-Amanet kalamajt shum-shum e shum kujdes per fatin e Beles,vazhdimin e mire mbajtjen edukimin e djemve edhe me ndonji zanat.
II-Borxhet po i dini vet,porse deri sa te rriten kalamajt jam i sigurt se s’ka me ju nga kush.
III-Mbasi shpija asht e juaja besoj se s’kan me ju nga,bani si te bani e Zoti,ju ndihmofte dhe kam besim se miqt ndokush nuk ka me ju lshue doret.
IV-Qyqen Vako e mbani kudo qe te jeni dhe vendoseni.
V-Deshiroj qe Vorri te mos me hupi.
VI-Teshat qe kisha me vedi ne burg e tregon lista e ngjitun.
VII-Me Metin takoni se mund t’u bajn hall e ndihme.
VII- Robt ne Klos i kujtoni e shkoni mire me ta.
IX-Kto letra ju a nepni te adresuemve.
X-Nuk me vjen keq se pse po vdes,po hallin tuej e te rrethit familjes se ne c’gjendje po ju laj nuk po mund t’a pershkruj,po fuqimadhin Perendi paci ndihme.
Pra edhe nji here po ju them e ju lutem shume gajret.Te zezen NurijeRrapcos hallall,qafime,bekime.Lumbin e Tomin i qafoj me mall.
Poi nap fund tuke ju puth e perqafu, si gjithmone, ne zemren tande
Murat.
Edhe nji porosi: Vaje e gjame mos me ba, vetem gajret.