Muret antik të Hundëcovës, Lukove. –
Muret antik të Hundëcovës, Lukove. –
Statusi i objektit: Muret antik të Hundëcovës janë shpallur monument kulture i kategorisë së parë nga Rektorati i Universitetit Shtetëror të Tiranës me vendim nr. 6, datë 15.01.1963 dhe nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës me vendim nr.1886, datë 10.06.1973.
Viti/koha e ndërtimit: Shek. VI-III para. Kr.
Vendndodhja: Fshati Lukovë, Bashkia Himarë.
Përshkrimi: Muret Antik të Hundëcovës ndodhen midis fshatrave Lukovë dhe Shën Vasil, mbi rrugën kombëtare Vlorë-Sarandë, në faqen e malit Shebeden. Në faqen e malit janë vendosur në formë tarracimesh disa mure antik me gjatësi të konsiderushme. Muri qëndror është ndërtuar me teknikë trapezoidale dhe në qendër të tij ndodhet një kanal, që ka shërbyer për evakuimin e ujrave.
Muret e tjerë janë punuar në mënyrë më primitive me teknikë trapezoidal dhe poligonale të kombinuar. Siti është identifikuar fillimisht nga arkeologua anglez Hammond, por kontributin kryesor për njohjen e tij e ka dhënë arkeologu shqiptar Dhimosten Budina. Përveç mureve ai përshkruan disa banesa, të cilat nuk dallohen më në sipërfaqe dhe disa materiale arkeologjike, ndër të cilat qeramikë me vernik të zi të shek. III p.Kr dhe qeramikë të periudhës romake. Vetë funksioni i këtyre mureve nuk është i qartë. Budina e shikon si një stacion rrugor duke qenë se është pranë të vetmit shteg ku mund të kalonte rruga antike, ose si një vendbanim, pasi afër sitit ndodhet një nekropol. Në këtë monument nuk janë kryer ende gërmime arkeologjike, që do ndihmonin për të sqaruar hipotezat e Budinës.
Bibliografia: N. G. L. Hammond, Epirus, The geography, the ancient remains, the history and the topography of Epirus and adjacent areas, Oxford, At the Clarendon Press, 1967, f. 121; Dh. Budina., Harta arkeologjike e bregdetit Jon dhe pellgut të Delvinës, Iliria 1, 1971, f. 285-287; E. Giorgi, J. Bogdani., Il Territorio di Phoinike in Caonia, Archeologia del Paesaggio in Albania Meridionale, Bologna, Ante Quem 1, 2012, f. 163-164.