Murgesha gjermane e Fushë Arrëzit: Shqipëria me luks dhe njerëz pa asnjë send. –
Murgesha gjermane e Fushë Arrëzit: Shqipëria me luks dhe njerëz pa asnjë send. –
Një murgeshë gjermane, Gracia ka lënë vendin e saj dhe prej vitit 1995 jeton në Fushë Arrëz, ku ka ngritur një kishë që njihet me emrin Kisha e Shën Jozefit.
Banorët e Fushë Arrëzit i sjellin fëmijët e tyre në kopshtin e vogël që është krijuar pranë kësaj kishe.
“Mësojmë fëmijët, jemi ambientuar, kemi mësuar avash avash gjuhën, pastaj kemi ndërtuar këtë shtëpi, ndihmojmë banorët”, thotë ajo për Ora News.
Kjo kishë e vogël e ndërtuar nga gjermanët ka të punësuar 24 persona, të gjithë nga Fushë Arrëzi.
“Gratë mësojnë për të qepur pastaj qepin te shtëpia, fitojnë diçka, dikush ka filluar në Tiranë të qepë perde, dikush në Itali dhe e ka gjetur atje punën”, thotë motër Gracia.
E pyetur se ç’mendim ka për Shqipërinë e sotme, Gracia shprehet:
“Shqipëria i ka të gjitha, ka luks dhe ka njerëz me asnjë send”.
Ajo këshillon që shtëpitë e banimit të ndërtohen më me kujdes:
“Shikoj njerëzit që ndërtojnë shtëpitë dhe jame habitur. Ndërtimet janë keq, nuk ka shtëpi me themele të mira, futet lagështirë brenda, ndaj njerëzit sëmuren shpesh, kanë myk te shtëpia dhe kanë astmë, alergji etj”