Murrizi publikon tabelat e pagave të KESH: – Na japin leksion njëri me 3 pika e tjetri me 7 pyka për krizën energjitike, të investigohet te të gjitha ndërmarrjet
Murrizi publikon tabelat e pagave të KESH: – Na japin leksion njëri me 3 pika e tjetri me 7 pyka për krizën energjitike, të investigohet te të gjitha ndërmarrjet
10 TETOR 2021
Ish-deputeti Myslim Murrizi përmes një postimi në Facebook ka publikuar tabelat e pagave të administratorit të KESH Benet Beci duke thënë se askush nuk po reagon për shkeljet që janë bërë pasi sipas tij ai paguhet me shuma marramendëse në një kohë që flitet për krizë energjitike.
Murrizi shkruan se opozita po hesht për këtë cështje dhe se vetëm gazetarët profesionistë mudn të investigojnë për të parë pagat reale të KESH.
Postimi i plotë:
Keto jane pagat ne KES
Administratori pra Benet Beci para se te behej deputet i ps merte rroge me shume se Presidenti Meta, me shume se Kryeministri Rama, me shume se Kryetari i Kuvendit Ruçi, me shume se çdo minister, deputet zv minister etj.
Meqenese ne Shqiperi ka plot gazetare te pavarur por jo media te lira, po i publikoj une tabelen e pagave sipas pergjigjes qe me ka kthyer KESHI
Nuk belbezon asnje fjale opozita e Bashes dhe e ish nendrejtorit te KESHIT ne vitet 1997-2005 Alfred Rrushaj
Ftoj gazetaret te investigojne tek nderrmarrjet e tjera qe jane shoqeri aksionere me taksat e Shqiptareve si Fondi Shqiptare i Zhvillimit, OST( operator i sistemit te transportimit te energjise) OSHE , Sigurimet Shoqerore, Sigurimet Shendetesore etj si dhe bordet e keshillat mbikeqyres te tyre, dhe do te shihni qe keta jane ne page, mbi te gjithe kupolen drejtuese te Shtetit Shqiptare
Dhe pastaj na jepni “ leksion” njeri me 3 pika e tjetri me 7 pyka per te “ zgjidhur” krizen energjitike
Ftoj GAZETARET profesionist qe te investigojne anetaret e bordeve, antaret e keshillave mbikeqyres, keshilltarer, shefat e kabineteve etj, sepse do te gjeni, grate, motrat, burrat, kuneterit, baxhanaket, dashnoret, kusherinjt te aferm te ministrave dhe deputeteve dhe mender politikaneve nga te dyja palet, qe ne fakt jane e njenjta tufe.
Gazeta Sot