
Murrizi: – Rama mbajti takim në 34-vjetorin e rrëzimit të bustit të Enverit, bëri “të shtatat” e Veliajt
20 Shkurt 2025
Myslim Murrizi, ish-deputet tha se Rama zgjodhi që ta bëjë sot takimin e tij në sheshin “Skënderbej” në simbolikë me rrëzimin e bustit të Enverit.
Murrizi: Sot është 34-vjetori i rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës.
Ky është një antimiting për tu thënë shqiptarëve që këtu ku u rrëzua busti, atë ditë, është ai busti i gjallë. Mu duk si drekë xhenazeje apo po bëheshin të shtatat.
3 tubimeve të turpshme kamë parë në atë shesh unë: ishte ai i 2 korrikut kur Xhelil Gjoni thanë se ikën jashtëqitja e kombit, i dyti është ai shesh i ulur në gjunjë që shkulnin flokë se vdiq Enveri, i treti ishte ky i sotmi që bëri të shtatat Erion Veliaj.