Murtaja Afrikane e Derrave në Shqipëri, paralajmëron epidemiologu: – Situata në Shëngjin tejet kritike, kujdes të kenë…
7 Nentor 2024
Murtaja Afrikane e Derrit është shfaqur pak ditë më parë në Malin e Rrenzit në Lezhë, ku deri më tani janë konstatuar disa derra të ngordhur.
Pas identifikimit të rastit, Shërbimi i Veterinarisë në Lezhë është vënë menjëherë në lëvizje dhe nga analizat e kryera ka rezultuar se derrat kanë ngordhur nga murtaja afrikane.
Ndërkohë pjesa e Malit të Rrenzit në Shëngjin në një perimetër prej 10 kilometrash ku është konstatuar vatra e sëmundjes është shpallur zonë e kuqe, ku do të kalojë në sitë nga veterineret për të parë nëse ka sërish derra të ngordhur brenda këtij perimetri.
Pikërisht kjo problematikë u trajtuar në emisionin e kësaj të premte “Alert” në “Ora News”, ku i ftuar ishte Kujtim Mersini, epidemiolog Veterinar dhe Pedagog në UBT.
I pyetur nga moderatori Granit Sokolaj, Mersini u shpreh se se të dyja perimetrat e përcaktuar si në rrethin prej 3 km ashtu dhe në atë prej 10 km kemi bllokim të lëvizjes së kafshëve.
“Ajo që pritet është që të kemi një inventarizim të plotë të të gjithë derrave.
Kuptohet në rrethin e parë kemi Shëngjini dhe Malin e Rrencit dhe Balldrenin, ndërsa në rrethin e dytë kemi 21 fshatra, dhe në të gjithë këta do të numërohen dhe kontrollohen si mbarështrimi dhe kafshtë. Por duhet bërë shumë kujdes mjeku veteriner që do të shkojë atje të bëjë veprimet.
Sepse siguria është pikë kyçe në këtë rast, dhe mund të jenë ata që mund ta transmetojnë sëmundjen në rast të kontrollove të gabuara apo të manipuluara.
Natyrisht që duhet të shtohet kontrolli në të gjithë vendin, por situata është tejet kritike, pasi po flasim për zonën që është më produktive në mbarështimin dhe rritjen e derrave. Ndaj duhet shumë kujdes”, u shpreh Mersini.