Mustafa Nano: – Ja si Ilir Meta po “shpëton” Sali Berishën! – Nuk besoj se SHBA-së po i digjet barku për Bashën, por ata kanë në plan që…

31 JANAR 2022

Analisti Mustafa Nano u shpreh se hyrja në zgjedhjet e pjesshme vendore të Grupi i Rithemelimit së bashku me LSI-në, është e turpshme.

“Koalicioni i dy politikanëve të dëshperuar”, e cilësoi Nano bashkimin e LSI dhe Grupit të Rithemelimit. Sipas tij Berisha është në këtë koalicion për arsye që dihen dhe Meta për arsyet që e presin, duke shtuar se GJK mund ta shkarkojë atë nga posti i presidentit.

“Shpresoj që të verifikohet që në momentin që Berisha ka qenë te Arena dhe nga ai moment e këtej kemi një rënie të ndikimit të Berishës brenda partisë.

Berishën e shoh në rënie, demokratët do të kenë një lloj zhgënjimi. Ata po hyjnë në zgjedhjet e 6 marsit në siglën e LSI, është e turpshme. Nëse s’do ishte LSI Berisha nuk do hynte dot në zgjedhje”, tha ai për MCN Tv.

“Ky është një koalicion e dy politikanëve të dëshpëruar. Berishën për arsye që e dimë dhe Metën për arsye që e presim, sepse bënë vaki që GJK e shkarkon. Kjo është aleanca e ardhshme, Berisha dhe Meta do jenë kundër Bashës dhe ky I fundit s’do ketë zgjidhje tjetër veç të bëjë koalicion me Ramën.

Unë kam përshtypjen që LSI dhe Rithemelimi I PD do shkrihen në një parti. Pjesa më e keqe e Shqipërisë është ajo e atyre që merren me politikën aktive. Sot kemi një minorancë të zëshme që dominon çdo gjë.

Nuk besoj se ambasada Amerikane po i digjet barku për Bashën. Ata po e mbështesin atë, por e vërteta është që ai është një aleat amerikanëve nga halli se përmes tij duan ti fusin shqelmin Berishës”, tha ai.

Gazeta Sot