28 Shtator 2024

Mbi 1500 objekte nga më të ndryshmet që tregojnë periudha të caktuara të jetës në Hormovë, që nga koha e luftës e deri më sot, janë mbledhur dhe ruajtur me kujdes nga koleksionisti Naim Kokona.

Me mundësitë e tij dhe me dëshirën për të ruajtur dhe trashëguar të kaluarën e zonës ku është lindur dhe rritur, Kokona tregon se si lindi ideja e këtij minimuzeu në oborrin e banesës së tij.

I bindur se po bën diçka që i shërben gjithë zonës dhe më gjerë dhe në ruajtje të trashëgimisë, Kokona ka trokitur thuajse në çdo derë të institucioneve lokale dhe qendrore për t’i rritur vlerën ekspozitës së tij dhe për ta bërë më të njohur, por ka dështuar në përkrahjen e kërkuar.

Ndërsa të gjithë investojnë dhe përkrahen në ngritjen e argotizmit dhe restoranteve, duket se iniciativa e Kokonës për të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë e zonës së tij, nuk shikohet me interes për institucionet shtetërore. (A2 Televizion)