Muzeu Arkeologjik i Korçës u krijua në vitin 1985 dhe mori formë më të gjerë e më të plotë pas organizimit të vitit 1990. Ky muze është vendosur në dy banesa karakteristike korçare të fillim shekullit XIX (19-të), të cilat për vlerat arkitektonike të tyre janë shpallur monumente kulture. 


Muzeu Arkeologjik është i veçantë në llojin e vetë. Ai është përqëndruar në prehistorinë e zonës juglindore, e fillon nga periudha neolitikedhe deri në fazën e zhvilluar të epokës së hekurit. Në këtë muze janë përfaqësuar disa vendbanime të rëndësishme prehistorike si Maliqi, Potgoria, Dunavesi, Trajani e përmbyllet me një sesion të vogël të periudhave pas prehistorike. Muzeu Arkeologjik i Korçës ka rreth 1200 objekte të ekspozuara, shumica me përkatësi nga epoka e neo-eneolitike, bronzit dhe epokës së hekurit.