Muzeu Etnografik i Durresit – Shtepia Muze e Aleksander Moisiut. –
- Ekspozita e kultures popullore.
- Shtepia muze Aleksander Moisiu
Eshte ne qendren historike te qytetit te Durresit. Kjo qender permbledh murit rrethues bizantin, prane te cilit eshte ngritur edhe espozita.Ndertesa prane te ciles eshte ngritur ekspozita e kultures popullore eshte ndertim i gjysmes se dyte te shek.XX. per vlerat arkitekturore eshte shpallur Monment Kulture, shtepi karakteristike qyterare dy kateshe trajtuar me cardak, per ne kjo ndertese ka dhe vlera historike, ketu ka kaluar femijerine e tije aktori i skenes boterore A. Moisiu.
Dhoma-1. Dhoma e pare eshte dhoma e tradites . Ketu kemi per qellim te shpalosim vlerat etnografike te zones sone. Ketu ekspozojme traditen e punimit me vegje, materiali pambuku,e mendafshi. Kjo zeje shtepiake ka qene shume e perhapur ne zonen fshatare te qytetit tone. Kemi te ekspozuar veshjet e zones si per gra dhe per burra, te bie ne sy bukuria pervec cilesise se larte artizanale, te gjitha kostumet jane te punuara me fije ari dhe me madreperla, gjithsecila ka vecantine dhe bukurine e saj.
Dhoma -2 Ne kete dhome ne duam te shpalosim se si sot tradita gjen pasqyrim ne punimin artizanal e ate industrial, duke mare elementet me te bukura qe i kane rezistuar kohes. Ketu kemi te pasqyruar traditen e qendisjes punime dore te bera ne vitet 1918- 1920. Jane punime te viteve 1930- 1935 te cilat jane mbledhur neper shtepit durrsake me motive te larmishme. Objekte te tjera vecojme ketu punimet e leshit ne vegje si: qilimi, rrugica , tapete etj. Ne ekspozita me karakter te vecante keto punime kane zene gjithmine vend te pare. Po keshtu mund te flasim edhe per punimet e bakrit, te cilat pervec vleres historike kane dhe ate te perdorimit te perditshem.
Dhoma-3 ketu kemi ekspozuar disa vlera te artit tone figurativ. Ne ruajme nje fond te pasur e me vlera te artit tone figurativ si peisazhe, portrete skulpturale.
Dhoma -4-5 Keto dy dhoma i kushtohen figures se aktorit te madhe te skenes boterore Aleksander Moisiu. Trajtimi i ketyre dhomave eshte ruajtur gjate restaurimit ne motivet origjinale te tavanit. Aleksander Moisiu ne kete shtepi ka kaluar pese vitet e femijerise se tije nga moshe pese deri ne nente vjece, ku ka bere dhe shkollen fillore ne Qytetin e Durresit. Pas kesaj i ati vendoset ne Trieste.
A.Moisiu ka lindur ne Trieste ne (2 prill 1879) dhe ka vdekur ne (22 mars 1935). E ema ishte italiane, ndersa babai shqiptar. Per ne ka rendesi fakti se ai asnjehere nuk harronte te deklaronte publikisht se ” … ne dejet e mi rrjelle gjake Shqiptari”. Ai ne talentin dhe ne temperamentin e tije duke rene ne duar te mjeshtrave te artit skenik Gjerman u be si kolos i fuqishem, qe zoteroi me fuqine e vete interpretuese skenat boterore.
Ashtu si çdo zonë tjetër e Shqipërisë edhe Durrësi dallohet për veshjet e tij popullore. Ato mund t’i shikoni gjatë aktiviteteve të ndryshme të muzikës dhe kulturës popullore, në ditët e dasmave etj. Kjo shtepi funksionon edhe si muze etnografik.
Muzeu i Kulturës Popullore, Rr. ”Koloneli Tomson”, ish shtëpia e Aleksandër Moisiut.