Muzeu i Athinës shfaq poçarinë e traditës ‘së përbashkët’ nga qyteti turk Kutaia
Muzeu i Athinës shfaq poçarinë e traditës ‘së përbashkët’ nga qyteti turk Kutaia
09/04/2022
Muzeumi i artit islamik në Athinë ka shfaqur së fundmi disa pjesë të mrekullueshme poçerie nga perëndimi i Turqisë, duke i ofruar vizitorëve një vështrim shumëngjyrësh në të kaluarën dhe të përbashkëtën e dy vendeve.
Qyteti perëndimor turk i Kutaia, i njohur në lashtësi si Cotyaeum, i vendosur përgjatë lumit Porsuk, është i famshëm për poçerinë e qeramikat e tij, prodhimi i të cilave daton prej shekullit të 15-të, shkruan rrjeti shtetëror turk Anadolu.
Në ekzibicionin e muzeumit Benaki të Athinës i cili u mbyll në fillim të muajit, u shfaqën shumë pjesë poçerie me motive ornamentale blu, të verdha të kuqe e të gjelbra, për të dhënë një panoramë shumëngjyrëshe të artizanatit të qytetit.
Janë disa evente historike që kanë influencuar ose dhe penguar prodhimin e pocarive në Kutaia, siç ishin Luftërat Ballkanike, Lufta e Parë Botërore dhe Lufta Turke e Pavarësisë (1919-1923), por këtu nuk e shuan reputacionin e vendit si qendër e shquar e poçarisë.
Dinos Kogias është një avokat në Athinë me pasion për poçarinë e Kutaias, dhe historinë e mbështetur në të.
Kogias është kuratori i ekzibicionit “Suvenirë të Kutaia” në Muzeumin Benaki dhe bashkë me studiues të tjerë ka krijuar qendrën Diktio dedikuar koleksionimit, kërkimit dhe studimit të qeramikave moderne greke, otomane apo ballkanike.
Ai thotë për agjencinë Anadolu se e njihte ekzistencën e objekteve të tilla: “Por kur i mbajta për herë të parë në duar kuptova se ishte një kategori e veçantë, një provë e rëndësishme historike e kolektive që ne kemi harruar”.
I frymëzuar nga 129 objektet e shfaqura në ekzibicion, ai tregon se pocaria e Kutaia është e influencuar nga poçaria e Iznik, në veriperëndim të Turqisë.
“Pas degradimit të traditës në Iznik në shekulin e 18-të, punishtet e Kutaias nisën të lulëzojnë, me një rang të gjerë poçash, pllakash, shpesh me influenca nga artizante më të vjetra si ato kineze, iraniane dhe evropiane.”
Ai shton: “Kur ushtria greke pushtoi Kutaia në 1921, grekët u impresionuan shumë nga arti vendas i pocarisë shumë prej të cilave ushtarët grekë i sollën në vend me mbishkrime si ‘Suvenire nga Kutaia’ dhe me inicialet e emrit të zotëruesit”.
Kur përfundoi pushtimi grek i Kutaias shumica e banorëve me origjinë armene ose greke të qytetit nisën eksodin e tyre drejt qytetit Mudanya në provincën turke të Bursa, në pjesën evropiane të Stambollit ose në qytetin grek të Selanikut.
Shumë prej tyre u vendosën edhe në Athinë dhe prej vitit 1923 dyqane e punishte tradicionale poçarie janë hapur aty nga refugjatë armenë ose grek të Kutaias.
Në vitin 2016, arti i qeramikës së Kutaia u regjistrua në listën e trashëgimive të UNESCO-s ndërsa në 2017, edhe qyteti u përfshi në listën e “qyteteve kreative” të UNESCO, nga ku eksporton qeramika edhe sot.