Muzeu i Pallatit të Hong Kongut hapet me thesaret e Qytetit të Ndaluar, shikoni disa nga veprat e artit
Muzeu i Pallatit të Pekinit, i vendosur në zemër të Qytetit të Ndaluar, përmban koleksionin më të madh në botë të artit kinez, që përfshin rreth 5000 vjet histori.
Tani, më shumë se 900 nga ato thesare janë ekspozuar në Muzeun e ri të Pallatit të Hong Kongut – një “dhuratë” nga qeveria “qendrore” kineze që përkon me 25 vjetorin e dorëzimit të qytetit nga sundimi britanik tek ai kinez.
Ndërsa nuk ka asgjë politike brenda koleksionit të tij – të paktën sipas standardeve moderne – muzeu ndezi polemika kur u njoftua për herë të parë nga udhëheqësja në largim e Hong Kongut Carrie Lam në fund të 2016, pjesërisht për shkak të mungesës së dukshme të konsultimit publik përpara projektit.
Muzeu, që përfshin piktura të rralla, vepra kaligrafike, qeramikë, është “i paparë në çdo nivel”, thotë kryetari i muzeut të Hong Kongut, Bernard Chan.
“Kjo eshtë hera e parë ndonjëherë që sasi të mëdha të këtyre thesareve kombëtare po merren … në një institucion tjetër kulturor, kështu që ju mund të imagjinoni kompleksitetin pas tij,” shton ai, duke përmendur sfidat rreth transportit, sigurisë.
Muzeu ka artefakte mahnitëse, 166 prej të cilave konsiderohen “thesare kombëtare të klasës së parë”, e shfaqin tematika të aspekteve të jetës perandorake në Qytetin e Ndaluar dhe mbi teknikat inovative të projektimit dhe prodhimit.
Diku tjetër, një ekspozitë arti e frymëzuar nga kuajt vë përballë vepra nga Qyteti i Ndaluar me pjesë të huazuara nga Luvri në Paris.
Disa nga objektet nuk janë parë kurrë në publik më parë, duke përfshirë dy skica të perandoreshave të restauruara së fundmi.
Muzeu i Pallatit të Hong Kongut, i projektuar nga Rocco Design Architects Associates, ndodhet në Distriktin Kulturor West Kowloon me pamje nga porti Victoria.
Ndërkohë, për banorët e Hong Kongut, muzeu është një destinacion veror, me 100,000 bileta të shitura tashmë për korrikun. Përveç ofrimit të një mundësie për të parë nga afër objektet e famshme, puna e muzeut është t’i bëjë historitë e tyre të rëndësishme për audiencën vendase, thonë ekspertët.
Gazeta Panorama