Muzika Popullore Shqiptare – Pasuri e trasheguar nga te paret tane, 1965, publikuar nga. Akedemia Verlag Berlin. –
Muzika Popullore Shqiptare – Pasuri e trasheguar nga te paret tane, 1965, publikuar nga. Akedemia Verlag Berlin. –
Nga: Hasan Aliaj.
– Ne librin Muzika Popullore Shqiptare, te publikuar ne vitin 1965 nga Akedemia Verlag Berlin (Akademi Gjermane te Shkencavet te Berlinit), u befasuam nga fakti, jo vetem ne publikimin e librit, por per ate qe mbante brenda ky liber interesant dhe teper i rendesishem per folklorin Shqiptar.
Krahas shpjegimeve historike, folkroristike e muzikologjike me profesionalisem te çdo kenge çame, Ata, me nje korektesi na i kane paraqitur kenget çame ne dy gjuhe gje qe ka nje rendesi te veçante.
Disa prej kengeve te lexuara ne kete liber kurre kam qene i vogel i kam degjuar prej Xhes sepse keshtu i flisnim komshijes sone ne lagjen Vrenes ne Vlore. Edhe sot qe po shkruaj keto rreshta per kenget e bukura e me kuptim çame, po te me pyesin se si e ka patur emrin Nene Xheja ta them sinqerisht do te pergjigjem Xheja. Ajo, me familjen e saj (Suljoti) te perbere nga femije te dashur me kulture e inteligjent, ishin bere nje me familjen tone prej Laberie. Historia e krijimit te mardhenjeve te mira midis shqiptareve te krahinave te ndryshme i ka rrenjet thelle qysh ne antikitet. Nje tradite te bukur qe çdo shqiptar e ka ne DNA.
Nje pasuri te trasheguar nga te paret tane.
Po, po, keto kenge i kam degjuar sepse Xheja çdo veprim e pune e kryente duke kenduar dhe pikerisht per kete fakt ato me jane rrenjosur ne koke. Ndersa kurre si lexova ne liber, mu kujtua Xheja e shtrenjte qe na desh dhe e donim shume.
Interesant eshte dhe Harta Gjeografike per pjesen Jugore te Shqiperise. Ajo flete qarte per çfare ka ndodhur …!
Nuk duhet lene pa permendur punen nismetare dhe kontributin e Prof. Ramadan Sokolit ne udheheqjen e Ekspediste se perbashket Shqiptaro-Gjermane dhe metodologjine dhe njohehjen e pasurise trashegimi te kombit tone qe u perfshi ne kete botim me vlera.