Myslim Murrizi: – “Po mbështet bijtë e komunistëve”. – Yuri Kim: – Mbajte fjalim në mes të kryehajdutëve, qindra minjera euro për një foto…
13 Qershor 2022
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër pas deklaratës së
ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, lidhur me luftën kundër korrupsionit.
Murrizi ka akuzuar diplomaten ameriakane Kim se po mbështet bijtë e komunistëve në pushtet, ndërsa
theksoi se ambasadorja mbajti fjalim për anti-korrupsionin në mes të kryehajdutëve të Shqipërisë.
Reagimi i Myslim Murrizit në Facebook:
Kur degjova qe permende rrezimin e komunizmit dhe te diktatures si beteje pozitive te shoqerise Shqiptare,
dhe kur te shoh qe mbeshtet hapur bijt e komunisteve ne pushtet dhe dekoron mbeshtet xhelate te diktatures
si “ kalores” te drejtesise se “ re” Shqiptare, mendoj me vete se na dini te gjitheve servil ambasadash ose
njerez pa karakter e pa moral
Tu drejtohesh Shqiptareve te bashkohen kundra korrupsionit dhe kete fjalim ta mbash ne mes te krye
hajduteve te Shqiperise, eshte me shume se ironike.
Gazeta Shqip