Na riktheni armët për vetëmbrojtje: Kërkesa surprizë e prokurorëve për Markun. –
Nga: Arsen Rusta. –
Prokurorët e Sarandës i kërkojnë Arta Markut rikthimin e armëve për vetëmbrojtje, ndërsa në raportin ekskluziv siguruar nga ReportTv del në pah se Prokuroria e Sarandës ka vështirësi hetimi në qytetin e Himarës për shkak të kompetencave.
Harta e re territoriale e vendit dhe mospërshtatja e legjislacioneve ka sjellë problemet e para, të cilat kanë prekur organin e Prokurorisë. Report Tv ka siguruar ekskluzivisht një raport të Prokurorisë së Sarandës, e cila shprehet se me ndarjen e re territoriale janë krijuar shumë probleme në hetimin e ngjarjeve kriminale në zonën e Himarës.
Sipas këtij raporti, kjo Prokurori ka tagër pjesorë me kompetencën territoriale mbi Bashkinë Himarë, çka pamundëson hetimet. Por nga ana tjetër, prokurorët në raportin e tyre shprehen se kanë bërë maksimumin për të mos krijuar konfuzion dhe apelojnë që kjo situatë të zgjidhet.