Na turpëroi në PE, njihuni me ministrin e ri nga Kosova që do ulet në kolltukun e Ditmir Bushatit . –
Na turpëroi në PE, njihuni me ministrin e ri nga Kosova që do ulet në kolltukun e Ditmir Bushatit . –
Kryeministri Edi Rama i ka befasuar të gjithë me ndryshimet e papritura në qeveri, duke sjellë emra të rinj dhe të panjohur në ministritë më të rëndësishme dhe duke larguar socialistët e vjetër. Njëri ndër to ishte dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili u zëvnedësua me një emër të ri. Postin e ministrit të Jashtëm do ta ushtrojë i riu nga Kosova, Genti Cakaj.
Cakaj është një emër thuajse anonim për Partinë Socialiste dhe publikun shqiptar, pasi nëse kërkon për të në google, nuk shfaqet asnjë jetëshkrim. Megjithatë, ka lënë gjurmë nëpër rrjet një video nga fjalimi që i riu Cakaj ka mbajtur në Parlamentin Europian.
Cakaj nuk di të shqiptojë “Guardia di finanza”, duke thënë vazhdimisht “Garda de finanza”. Në Korrik të vitit 2018, i riu nga Kosova u caktua Kryenegociator i çeljes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian për anëtarësim.
Më pas, ai mori postin e zv.ministrit të Jashtëm dhe sot përfundimisht postin e ministrit. Mbetet për t’u parë se si do të shkojnë marrëdhëniet e punët diplomatike në duart e Genti Cakajt.