Nafta kushton shtrenjtë? Balluku këshillon shqiptarët: – Ecni në këmbë, konsumoni më pak naftë!
Nafta kushton shtrenjtë? Balluku këshillon shqiptarët:
– Ecni në këmbë, konsumoni më pak naftë!
8 Mars 2022
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka një këshillë për shqiptarët ndërsa çmimet e karburanteve vijojnë të rritjen dita-ditës.
Ajo sugjeroi që në vend të makinës, të ecin në këmbë.
Balluku: Çmimi i energjisë është një hall shumë i madh, por sot po mbahet në kurriz nga qeveria shqiptare, nuk po e ndjen familjari.
Kjo është edhe arsyeja pse po diskutojmë si të ulim çmimin e naftës. -Ka edhe një mundësi tjetër për naftën. Duhet të konsumojmë më pak. Mos marrim makinën për të blerë bukë apo cigare te cepi i rrugës, por të ecim në këmbë. Kështu ndodh kur rriten çmimet. Ky është një produkt që tregtohet nga privatët dhe nuk ka çfarë bën shteti.
Nga OraNews