Nafta nga Libia, Salianji bën deklaratën e fortë: – Qeveria po mbron 5 kompani, ndërhynë ndërkombëtarët që…
15 Shtaor 2022
Për deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, nafta kontrabandë nga Libia nuk do të ishte kapur në Durrës nëse nuk do të kishin ndërhyrë ndërkombëtarët. Salianji theksoi se është shkelur embargoja e Këshillit të Sigurisë dhe se qeveria ende nuk ka asnjë shpjegim për atë që ka ndodhur.
Deputeti tha se qeveria po mbron pesë kompanitë që marrin naftën kontrabandë dhe shtoi se do ta ndjekin në rrugë ligjore.
“Këtë herë e ka kapur policia dhe e ka zënë halli, nuk ka ku të shkojë. Kjo është një rrugë e vazhdueshme e kontrabandës, që ne e kemi denoncuar. Duke pasur parasysh që është rritur numri i makinave, por ka rënë sasia e karburantit.
Këtu është shkelur embargoja e Këshillit të Sigurimit. Duke ardhur një anije për herë të tretë në Shqipëri. Niset një anije nga fundi i botës dhe të vijë këtu. Ka një njeri në këtë ven që kjo kontrabanda, pse policia nuk referon të thotë, një nga këto pesë kompani të importojë. Policia po i fsheh këto pesë kompani. Ne ta ndjekim në mënyrë ligjore. Ky është një rast që Shqipëria dëmtohet rëndshëm, ndërkohë që çmimi i naftës është më i larti në botë. Nuk tha gjë sot ministri. Kryeministri nuk erdhi fare. Si ka mundësi që vjen kjo anija në Durrës dhe nuk ka asnjë shqiptar aty. Ndodhi e njëjta gjë edhe para një muaji me bananet”, tha Salianji.
Gazeta Sot