9 Mars 2023

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka deklaruar pas përfundimit të seancës në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me kërkesën për shfuqizimin e Bordit të Karburanteve.

Sula deklaroi se ky bord është krijuar për interesa të dy kompanive që nuk kishin shitje aq sa kompanitë e tjera në treg për shkak të çmimeve të larta.

“Do i kërkoja të falur të gjithë qytetarëve shqiptar në emër të opozitës dhe PD, që prej një viti vuajnë rritjen e çmimeve. Do të je mi drejtpërdrejtë duke thënë se ky bord është ngritur enkas për qëllimet përfituese të një apo dy kompanive hidrokarbure. Çmimet kanë qenë dukshëm më lart se të disa kompanive të tjera. Sasia e karburantit të shitur prej tyre ishte më i vogël se i kompanive të tjera. Për shkak të konkurrencës u gjet forma të ngrihej një bord i caktuar që këto kompani që nuk kishin këtë marzh të madh fitimi të barazoheshin të gjithë në çmim dhe normën e fitimit. Baza e një ekonomie tregu është konkurrenca” deklaroi ai.

Sula u shpreh se sasia e naftës që futet sot në Shqipëri është më pak se në vitin 2011. Sipas tij kjo vjen për dy arsye, kontrabanda ose hedhja në treg e naftës që nxirret nga Albpetroli.

“Si ka mundësi që brenda 24 orësh çmimi rritet dhe kur reflektohet ulja në bursë këtu duhen dy javë që të ulet çmimi. Qytetarët shqiptarë janë të njohur me rastin e kontrabandës së madhe dhe kemi rastet flagrante që janë kapur mijëra tonelata naftë kontrabandë në brigjet shqiptare. Janë kapur pa shkuar në destiancion. Këtë naftë kontrabandë e kanë operatorë të fuqishëm të tregtimit të karburanteve në Shqipëri. Mos harrojmë dhe një gjë tjetër që kemi bërë një studim për 10 vitet e fundit sa i përket numrit të makinave në Shqipëri. Kemi ngritur me forcë që shifrat janë skandaloze.

A ka logjikë ekonomike. Morale që dyfishohet numri i makinave dhe zhdoganohet më pak naftë se kur ishin më pak makina. Ose nafta është kontrabanduar ose nafta që nxjerrin nga Albpetroli, dhe është e detyruar të kalohet për eksport mund të jetë në tregun shqiptar dhje kjo mund të ndikojë në cilësinë e naftës që përdoret nga makinat në Shqipëri. Dy rrugë kontrabanda ose nafta që duhet të dalë për eksport nuk del. Kjo është fakt dhe ne do e ndjekim si opozitë. Gjej rastin që të mbështes të gjithë kolegët. Opozita është e vendosur në rrugën e saj dhe për të denoncuar çdo akt korrupsioni nga ana e kësaj maxhorance. Jemi sot në Shqipëri që kanë interesa okulte që nuk i godasin këto akte kontrabande”, u shpreh ai.