Naftëtarët përplasen me policinë private të uzinës. – “Nëse nuk kemi një përgjigje nesër do të futemi edhe ne gratë në grevë urie”. – rgjigje nesër do të futemi edhe ne gratë në grevë urie”,
Naftetaret: – Ta vije Kryeministri i Ri.
13 tetor 2020
Ata thonë se kërkojnë të marrin dokumentet dhe librezat e punës. Teksa janë përplasur edhe me forcat e policisë që ruajnë uzinën ata bëjnë thirrje që të hapen dyert e saj.
“Përkrahje sociale, jo, rroga jo, asistencë jo. Më paqësore se kaq nuk ka ku të shkojë më. Na mashtruan na gënjyen. Puna nuk ka filluar akoma. Kjo është tallje e madhe. Do vdesim në grevë urie. Ne duam garanci, që për 6 muaj të mos jemi prapë në grevë”, tha një prej naftëtarëve.
Naftëtarët kërkojnë zgjidhje nga politika, duke i bërë thirrje edhe kryeministrit edhe kreut të PD.
“Nuk janë naftëtarët problematikë. Këta të lënë të vdesësh. Uljani rrogën atyre derrave, deputetëve. 3 milionë lekë për ca i duan. I bëjmë thirrje ambasadës amerikane të ndërhyjë. I bëj thirrje edhe kryetarit të opozitës të mos rrijë në hije. Na mbytën mafiozët. Të vijë këtu kryeministri i Shqipërisë”, tha një tjetër naftëtar.
“O derman thirri mendjes. Merri të gjitha për vete dhe bëhu mbret. Bëhu peshëngritës, ça të dojë qejfi. Por po të vjen ora. I bëj thirrje dhe kryetarit të opozitës, që mos të rrijë në hije. Ka ardhur në Ballsh këtu, shumë mirë ka bërë, të vazhdojë të flas mos të hesht. Nuk është vetëm problemi i Ballshit, pasi është e tërë Shqipëria. Na mbytën mafiozët nga të gjitha anët. Dhe heshtin këta morra. Bëhen palë me të tjerët, këta që janë këtu. Ngriheni zërin fort. Kryeministri të vijë këtu pasi po mbahet nga taksat tona. Tek ky sheshi këtu i ka thënë ish-pronarit; “Jepi lekut, se në varr nuk do i marrësh”. Po ti zoti kryeministër ku do i çosh?! Po më vjen keq mo zotni po pse e bëni shtëpinë me 12 banja, apo keni nga një qen e nga një mace që do të shkojë në banjë. Se di pse i doni këto vila, këto pallate! Po për ça i doni mo burrë, se një jetë keni! Nuk e hani dot një vit, do hash 50 mijë lekë në ditë, por jo 500 milionë.”, tha një tjetër naftëtar duke iu drejtuar kryeministrit Rama.
Ndërkohë një paralajmërim vjen edhe nga gratë, të cilat thanë se do të futen në grevë urie.
“Nëse nuk kemi një përgjigje nesër do të futemi edhe ne gratë në grevë urie”, tha një grua.