Nard Ndoka: – Qetësoju, lutu, durim Jozefinë! Rama humbi pushtetin, Lulzim Basha fitoj qytetarët!
Nard Ndoka: – Qetësoju, lutu, durim Jozefinë! Rama humbi pushtetin, Lulzim Basha fitoj qytetarët!
Nga Aranit Muraci
Kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka reaguar pas mesazhit kritik të Jozefina Topallit ndaj kreut të PD, Lulzim Basha, për zgjedhjet e 30 qershorit.
Ndoka i ka kërkuar Topallit të qetësohet, duke i sqaruar se Rama e humbi pushtetin, ndërsa Basha fitoi qytetarët.
“A do mundesh Jozefinë të kërkosh falje, së pari, Demokristianëve Shqiptarë që i luftove aq shumë me pushtetin tënd të dhuruar. Së dyti Jozefinë, a mundesh ti kërkosh falje Lulzim Bashës, që ke disa vite që vetëm e gjuan me shigjeta anash dhe pas krahëve. Qetësoju Jozefinë, lutu Jozefinë; për vete, për familjen politike, për kundershtarët, për vendin tend.
Mesazhi i plotë i Nard Ndokës:
Qetësoju Jozefinë, lutu Jozefinë! Rama humbi pushtetin, Lulzim Basha fitoj qytetarët! Dje, kur Jozi ishte numri dy i shtetit dhe partisë, sëbashku me disa kolegë luftuam për sistemin me grevë urie në Kuvend, përballë saj, Berishës dhe Ramës. Jozi sot, përseri po vajton për pushtetin e humbur, ndërsa Ne qëndrojmë përballë Ramës dhe krimit në politikë, përballë regjimit që Jozi vetëm sa tentoj ta kapë prej zhelesh!
Pushteti nuk është punë o Jozefinë, as nuk duhet parë si i tillë, por si përfaqësim i vullnetit të lirë të qytetarëve. Sot duhet të zhbllokojmë sistemin, që ti Jozi e bllokove me zhelet e Taulantit dje dhe Rama me grupet kriminale sot.
Durim Jozefinë, Lulzim Basha ka dorëzuar të gjithë pushtetin, për të fituar sistemin, për të garantuar votën e lirë, për të vendosur standardet edhe per dekadat që vijnë. Pushteti nuk është vend pune, nuk është hakmarrje, as privilegj, por mandat i qytetarëve. Lulzim Basha ka dorëzuar pushtetet me vetëdije në koordinim me aleatet e Opozitës së Bashkuar, por Ai ka fituar qytetarët sot dhe nesër kauzën e të gjithëve!
A do mundesh Jozefinë të kërkosh falje, së pari, Demokristianëve Shqiptarë që i luftove aq shumë me pushtetin tënd të dhuruar. Së dyti Jozefinë, a mundesh ti kërkosh falje Lulzim Bashës, që ke disa vite që vetëm e gjuan me shigjeta anash dhe pas krahëve. Qetësoju Jozefinë, lutu Jozefinë; për vete, për familjen politike, për kundershtarët, për vendin tend. Një lutje si katolike, e ke detyrim moral për Demokristianët Shqiptarë! Vendi sot ishte në rrezik Jozefinë, Rilindja me bandat e veta po tentonte të rikthente sistemin monopartiak, qytetarët shqiptarë e refuzuan Edi Ramën dhe na dhanë shpresë e kurajo të gjithëve.
Së pari Lulzim Bashës i treguan, se kur nuk ke synim të verbër pushtetin, të japim besimin dhe mundësinë për të na qeverisur. Sot Lulzim Basha nuk humbi pushtet Jozefinë, por fitoi besim e shpresë nga qytetarët shqiptarë. Lulzim Basha sot meriton vëmendje dhe mbështetje, ka humbur dhe fituar beteja politike, por sot ka fituar qytetari dhe besim. Është koha, të lëmë mënjanë pakënaqësitë, xhelozitë, shigjetat e gërr-gërret tona pa fund, por të bashkohemi kundër Edi Ramës, si e keqja e ketij vendi.
Lulzim Basha nëse bën gabime nesër, nuk e falim Ne, nuk e falin as qytetarët! Unë nuk po luftoj që Lulzim Basha të vijë në pushtet, por dua një sistem që të kontrollojë edhe Lulzim Bashën nesër si Kryeministër.
Ja cili ishte reagimi i ashpër i Jozefina Topallit
Pas rreth 3 dekadash, PD nuk ka me asnje pushtet.
Partia Demokratike nuk eshte me as ne Parlament dhe nuk ka me asnje bashki.
Me urdherin per djegien e mandateve Lulzim Basha e nxori ate me dhune, jashte parlamentit duke tradhetuar e fyer,mbi 400 mije demokrate, qe votuan siglen e kesaj force politike. Me kete, qe eshte akti me ekstrem dhe i papergjegjshem i historise se demokracise,ai praktikisht i ftoi shqiptaret ne lufte vellavrasese.
Pas kesaj, premtoi se do krijonte qeverine teknike dhe do rrezonte Edi Ramen.
Sot, me moshyrjen ne zgjedhje, jo vetem qe nuk arriti asnjeren, por i dhuroi Rames te gjitha bashkite, te gjitha pushtet.
Nga sot cdo gje ka ndryshuar.
PD eshte jashte cdo pushteti politik dhe lokal, nderkohe qe Edi Rama ka marre cdo gje.
Demokratet e fundit te punesuar ne bashkite e djathta do jene ne meshiren e Edi Rames.
Partia Demonratike praktikisht nuk eshte me. Dhe kjo eshte vrasja me mizore, qe kreu i saj mund t’i bente demokrateve.
Ky eshte demi me kriminal ndaj vendit, qe lulzim Basha kreu per karrigen e hallet e tij.
Dhe nuk mbaron ketu. Ai tradhetoi shpirtin perendimor te forces politike, qe lindi per te hapur dhe per te integruar vendin ne Europe e Nato.
Nuk po ndalem ketu te komentoj per deklaraten e tij te para pak minutash, kur
kendonte fitore, mbi kufomen e nje force politike qe, nje kohe i dha jete e enderr nje kombi per 3 dekada, e qe qendroi ne kembe mbi sakrificen e jeten e idealisteve te paepur ne dekadat e shkuara.
Nga sot, asgje nuk eshte me si me pare.
Pasi ka marre faturen e dhunes, pasi humbi mbeshtetjen e gjithe botes, pasi kreu vetevrasjen me kriminale qe mund te imagjinohej… dhe desh ta conte vendin ne perplasje..;
Pasi humbi “revolucionin”, dhe deshtoi te arrinte qeverine teknike, pasi deshtoi te rrezonte Ramen dhe pasi la PD pa
asnje pushtet politik…Ti Lul kesaj rradhe nuk mund te kendosh më mbi trupin qe jep shpirt te Partise sone.
Ti ishe eksperimenti me i pamerituar per demokratet dhe per vendin.
Partia Demokratike ka kalu edhe nje here tjeter nje moment tragjik.
Dhe demokratet e vertete, permes perpjkjeve herkuliane ia dolen ta ngrijne nga hiri dhe ta sjellin ne pushtet.
Edhe sot Lul, njerez te ndershem, te rinj e te reja, idealiste e intelektuale, patriote, te pakorruptuar e te pashitur do ta shpetojne nga pengmarrja e tradhetia, do ta ngrijne serish ne piedestalin qe i takon, per t’i dal zot vendit , interesit publik e njerezve qe i le pa shprese e pa perspektive.
Njerezit e lire,nuk do lejojne më, qe as ti dhe as 3-4 shoket tuaj ne pushtet dhe “opozite” te mbajne ne deshperimin e dhimbjes e te pamundesise, nje popull qe boll ka vuajtur ne shekuj, e sot.
Eshte koha per te ringritur Partine Demokratike nga e para. Eshte koha per te larguar kete klase politike.
Demokratet, Shqiptaret do ia dalin.