NASA: Një asteroidi i madh dhe ‘potencialisht i rrezikshëm’ do të hyjë në orbitën e Tokës javën e ardhshme
NASA: Një asteroidi i madh dhe ‘potencialisht i rrezikshëm’ do të hyjë në orbitën e Tokës javën e ardhshme
5 Dhjetor 2021
NASA ka paralajmëruar se një asteroid gjigant më i madh se Kulla Eifel do të depërtojë në orbitën e Tokës për pak më shumë se një javë.
Shkëmbi hapësinor po vjen drejt Tokës dhe duhet të kalojë pranë nesh më 11 dhjetor.
Asteroidi 4660 Nereus është klasifikuar “potencialisht i rrezikshëm” për shkak të afërsisë së tij me Tokën. Ai do të kalojë rreth 4.6 milje larg Tokës.
Kjo e vendos atë në kategorinë “potencialisht të rrezikshme”.
Megjithatë, nuk ka nevojë për panik, pasi asteroidi Nereus nuk pritet të godasë Tokën.
Nëse gjithçka shkon mirë, ai duhet të kalojë planetin tonë me 14,700 milje në orë.
Shi, erë dhe dëborë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Pavarësisht se tingëllon si një distancë tepër e largët, ajo është rreth dhjetë herë më larg se hëna, e cila konsiderohet e afërt sipas standardeve kozmike.
Sipas një analize nga Forbes, Nereus ka qenë një objektiv i propozuar për një mision hapësinor shumë herë, për shkak të formës së vezës, madhësisë dhe rrugës orbitale rreth diellit që e bën një asteroid ideal për t’u vizituar.
Edhe në vitin 2009, studiuesit e konsideruan Nereusin, “një kandidat të fortë për një mision takimi”.
Asteroidi Nereus u pa për herë të parë në vitin 1982 nga astronomja Eleanor Helin.
Nga OraNews