NASA njofton parashikimin: – Një asteroid me madhësinë e “Big Ben” do të kalojë sot pranë…
25 Mars 2023
Nofka e tij është “vrasës i qytetit” dhe madhësia e tij është sa ora ikonë e Londrës “Big Ben”. Asteroidi, i emëruar “2023 DZ2”, do të kalojë sot në një distancë prej 173 kilometrash nga Toka, dy herë më afër se Hëna.
Asteroidi, i cili u zbulua një muaj më parë, do të kalojë brenda orëve të ardhshme në një distancë prej 515 mijë kilometrash nga Hëna. Disa orë më vonë ai do të kalojë pranë Tokës me një shpejtësi prej rreth 28 mijë kilometra në orë.
Vlerësohet se madhësia e saj është sa ora që zbukuron kryeqytetin britanik “Big Ben”. Ai është gjithashtu tre herë më i madh se asteroidi Chelyabinsk që goditi Rusinë në vitin 2013.Asteroidi 2023 DZ2 është në qendër të vëmendjes së agjencisë hapësinore amerikane për arsyen e mëposhtme: Edhe pse është e zakonshme që asteroidët të kalojnë pranë Tokës, NASA tha se është e pazakontë që një (asteroid) kaq i madh t’i afrohet planetit tonë.
“Diçka e tillë ndodh vetëm një herë në 10 vite”, sipas Zyrës së Koordinimit të Mbrojtjes Planetare të NASA-s.
Agjencia amerikane e hapësirës thekson se Rrjeti Ndërkombëtar i Paralajmërimit të Asteroideve do të ketë mundësinë të analizojë të dhënat nga afrimi i “2023 DZ2” për të përmirësuar programin e mbrojtjes planetare në mënyrë që të mund përballet me një kërcënim të mundshëm në të ardhmen.